Dy policë të lënduar, parandalohet përleshja mes tifozëve të Ferizajt e Prishtinës

Dy policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e parandalimit të një përleshje mes tifozëve të Prishtinës dhe Ferizajt në Ferizaj.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se dy policë kanë pësuar lëndime trupore, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lendime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje”, tha Veseli. /21Media 

Back to top button