Dy pronarëve të një auto-salloni ua marrin veturën, Policia ndalon të dyshuarit

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:37 dy burra nga Lipjani kanë raportuar se tre burra të tjerë kosovar u kanë marrë veturën e tyre.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, të dyshuarit janë ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë.
Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button