Dyshohet se një burrë u qëllua me armë aksidentalisht nga fëmija i tij

Dje në mesditë një burrë nga Gjilani ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se të dyshuarit i është sekuestruar arma.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button