Dy punëtorë të KEK-ut rrahen me njëri-tjetrin

 

Janë arrestuar dy punëtorë të KEK-ut të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:10 në Obiliq.

Sipas policisë dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Obiliq dhe më pas edhe në QKUK.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button