Gjatë ditës së djeshme një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur jetën shkak i infektimit me virusin korona. Vdekjen e të cilit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e quajti tronditës.

E shkak i infektimit me COVID-19 në këtë komunë kanë vdekur 24 persona.

Të dhëna këto që i ka bërë të ditur i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka treguar se në komunën që udhëhiqet nga ai, janë 22 raste aktive me COVID-19, ndërsa 107 të tjerë janë shëruar.

E gjendja shëndetësore e të infektuarve me COVID-19 siç tregon Laitifi, është stabile dhe se gjitha rastet aktive janë të izoluar.

Ai ka shtuar se, personat aktiv po i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme, derisa ka bërë të ditur se po vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave shëndetësore dhe publike.

Ndërsa, dje Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin e përditshëm me të dhëna rreth numri të të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve nga COVID-19.

Nga cka, është raportuar për shtimin edhe të 162 rasteve të të prekurve me virusin korona, ndërsa janë shëruqr 220. Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, kurse numri i rasteve aktive është 3.571

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste./kp