Dy qenë ”Pitbull” e bëjnë për spital një grua, arrestohet pronari

Një 66-vjeçare nga Tirana është sulmuar nga dy qenë ”Pitbull”, ku si pasojë ka marrë lëndime dhe tani është duke u trajtuar.
Siç bëhet e ditur nga Policia, është arrestuar pronari i qenve, shkruan ora news.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button