Dy qytetarë të Kosovës vdesin nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 721 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur dy qytetarë të Kosovës. Ndërkaq janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 412.
Në total numri i rasteve aktive është 151.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 271 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243 mijë e  428 doza të vaksinës.
Deri më sot 60 mijë e  759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button