Dy raste të dhunës në familje në Lipjan, brenda 24 orëve të fundit
Dy raste të dhunës në Lipjan gjatë periudhës 24-orëshe janë raportuar në polici.
Në rastin e parë i dyshuari pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq tek rasti i dytë viktima mashkull pas sulmit fizik nga vëllau ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media