Dy raste të dhunimit në Kosovë, Policia arreston të dyshuarit

Policia e Kosovës njoftoi për dy raste të dhunimit që janë regjistruar së fundmi, një në Graçanicë, e një në Gjilan.

Në Graçanicë një grua ka raportuar më 26 gusht se është dhunuar nga një i dyshuar, e më pas edhe është shantazhuar.

“Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa në Gjilan një person ka raportuar në Polici një të dyshuar se ka dhunuar viktimën grua.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Back to top button