Po hetohet një vdekje në Podujevë, dyshohet se nuk u dha ndihma e parë mjekësore

Pasditen e djeshme në Podujevë, në rrethana ende të panjohura ka vdekur një person. Policia e Kosovës njofton se lidhur me këtë janë inicuar rastet “Hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?