Dy raste të dyshuara për vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për dy raste të dyshuara si vetëvrasje gjatë të shtunës.

Një rast është raportuar në Graçanicë e një në Ferizaj.

Në Graçanicë rreth orës 21:40, Policia ka marrë informacionin se një person gjendet pa shenja jete dhe se dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Me të dalë në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E rastin në Ferizaj, Policia në raport e ka cilësuar si vetëvrasje. Është thënë se ka ndërruar jetë në QKUK, gruaja që ishte sjellë në gjendje të rëndë.

“VETËVRASJE/Ferizaj, 18.11.2023 – 09:55. Nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjell në gjendje të rëndë shëndetësore ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button