Rreziku për sulme të reja nga Serbia

Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se ende ekziston rreziku për sulme të reja nga ana e Serbisë, me qëllim destabilizimi dhe thellimi të krizës. Sipas tyre probabilitetin për rrezik e shton mosndëshkimi i Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit.

Nuredin Ibishi, vlerëson se megjithë situatën e qetë në këtë pjesë të vendit, Serbia nuk do të tentojë ta përshkallëzojë situatën.

“Une mendoj vazhdon të jetë situata me mundesi të rreziqeve dhe kërcënimeve në të ardhmen…. Nuk ishte vetëm djegia e automjetet të nënkryetarës së Leposavicit por janë edhe indikacione të tjera që shpien nga ajo që situata mund të tensionohet, gjithmonë e urdhëruar nga Beogradi.Mund të ketë ngjarje të tilla, por mendoj që institucionet e sigurisë të kanë bërë gjithë veprimet e duhura edhe në parandalim por edhe në veprim…. mendoj që vazhdojmë ta kemë situatën në kontroll dhe normal t’i përgjigjemi cdo rreziku dhe kërcënimi por edhe prania nderkombëtare ka rolin e vetë të rëndësishëm”, tha ai për RTV21.

Edhe Bedri Elezi, nuk e përjashton përfshirjen e Serbisë në destabilizimin e Kosovës.

“Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe seriozisht Kosova është e ekspozuar para rreziqeve të sigurisë, sidomos për shkak të dyshimeve të sulmeve eventuale që do të mund të ndodhin, sikurse sulmi i datës 24 shtator. Situata e sigurisë bëhet edhe më e brishtë për faktin se tanimë kemi parë kërcënime serioze nga anëtarët e grupeve terroriste të cilat i ka shpallë Kosova dhe të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit e që në fakt të njëjtit akoma janë të lirë dhe nuk janë arrestuar. Situatën më të rëndë të sigurisë e bën fakti që infromacione publike, ekziston dyshimi që në dy baza të ndryshme brenda Serbisë, dkund 20 km nga kufiri i Kosovës, dyshohet se janë duke u trajnuar dhe janë rekruatuar të rinjë serb për tu bërë pjesë e të rinjëve organizatave”, tha ai.

Pas sulmit të fundit ndaj Policisë në Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, krerët e institucioneve kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta ndëshkojë Serbinë edhe për faktin se krime të ngjashme mund të përsëriten./21Media

Back to top button