Dy shtetas të Serbisë dëbohen nga Kosova
Policia e Kosovës, me vendim të organeve të drejtësisë, ka dëbuar dy persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Rasti i parë ka të bëj me një shqiptar, shtetas të Serbisë i cili e kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Ai është ndaluar në fshatin Novosellë dhe me procedurë të shpejtë të gjykatës është dëbuar nga Kosova.
Rasti i dytë, ka të bëjë po ashtu me një shtetase të Serbisë, por nga komuniteti rom, e cila është dëbuar me forcë.
Sipas Policisë, e njëjta i është dorëzuar prindit të saj në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.
Të dy shtetasve të Serbisë iu është ndaluar hyrja në vendin tonë për 12 muaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?