Dy shtetas të Serbisë u arrestuan në Gjilan
Policia ka infomuar se të premten mbrëma janë arrestuar dy meshkuj, shtetas të Serbisë, pasi gjatë kontrollit në automjet, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 1.8 gram substanca të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa.
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan./21Media