Kidda paralajmëron surpriza të mëdha
Reperi i njohur, Kidda ka paralajmëruar surpriza për fansat e tij.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë artisti përmes një instastory, duke treguar se surprizat do të vijnë shumë shpejt.
”Surpriza të mëdha janë rrugës”, ka shkruar artisti krahas një fotografie të postuar në instastory.

Mirëpo, reperi nuk e ka bërë të ditur se për çfarë supriza bëhet fjalë, sigurisht projekte të reja do të sjellë Kidda.
Ndërkaq, projekti i fundit i Kiddës është ”Magji”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me reperin Capital T. Projekti është publikuar më 5 qershor dhe deri tani ka arritur mbi 17 milionë klikime./21Media