Dy sulme raketore ruse janë raportuar në rajonin e Zaporizhzhias

Dy sulme me raketa ruse u kryen në rajonin e Zaporizhzhia, sipas administratës ushtarake rajonale. Sulmet ndodhën pasi Ukraina rriti përdorimin e sistemeve të artilerisë dhe raketave me rreze të gjatë.
“Në dy javët e fundit, situata është bërë shumë më e tensionuar pasi një nga bazat ushtarake ruse u shkatërrua plotësisht, një urë hekurudhore u hodh në erë, një tren i blinduar doli nga shinat”, tha Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit.
Të martën, një tjetër bazë ushtarake që përdorej nga rusët u shkatërrua pranë fshatit Myrne, disa kilometra larg Melitopolit, shtoi ai.
CNN raporton se nuk është në gjendje të konfirmojë sulmin në bazën në Myrne.
Fedorov, i cili nuk është në Melitopol, tha se rusët “po përpiqeshin të bllokonin largimin e njerëzve nga territoret e pushtuara”.
Ai tha se më pak makina u larguan dje nga Melitopoli dhe dhjetëra mijëra njerëz mbeten në qytet.
“Sipas vlerësimeve tona, deri në 60,000 – 70,000 banorë mbeten në Melitopol. Kjo është rreth gjysma e popullsisë para pushtimit”, shtoi ai./21Media

Back to top button