1 milion euro për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në Podujevë

1 milion euro janë ndarë për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në Podujevë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe sekretari i MKRS, Bislim Bislimi pritën në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi të shoqëruar nga drejtori i DKRS, Pajtim Balaj. Bashkë nënshkruan Memorandum të bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë” që do të implementohet gjatë viteve 2022/2023.
Për realizimin e këtij projekti MKRS-ja siguron mbështetje financiare në vlerë prej 1 milion Euro.
Ministri Çeku dhe kryetari Bulliqi u dakorduan që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Podujevës të përcjellin zbatimin e këtij memorandumi dhe të monitorojnë veprimet që duhet të ndërmerren në implementimin e obligimeve në mbarëvajtjen e punimeve, deri në momentin e realizimit të projektit./21Media

Back to top button