Dy super ndeshje sot në basketboll

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Përballje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

Back to top button