Dy të arrestuar dhe tri objekte të rrënuara nga aksioni në Karaçevë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në aksionin sotëm policor në Karaçevë, derisa disa të tjerë të dyshuar janë në kërkim, bëri të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Janë arrestuar dy persona, disa të persona tjerë të njohur për policinë janë në kërkim por në ato momente nuk kanë qenë të qasshëm. Ndërsa, ndaj dy të arrestuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit”, tha Hashani.
Në vazhdën e aksionit Hashiani tha se janë rrënuar tri objekte në të cilat zhvilloheshin lojërat e fatit, ndërkaq janë sekuestruar numër i konsiderueshëm i aparateve./21Media

Back to top button