Dy të arrestuar në Deçan

Janë arrestuar dy persona për rrahje

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Haki Povataj” të Deçanit janë arrestuar dy persona pasi ishin të përfshirë në një rrahje në mes të disa personave.

”Gjatë rrahjes së disa personave, njëri prej tyre kishte përdorur një mjetë të mprehtë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj, të cilët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar”, njofton policia.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button