Dy të arrestuar në Podujevë për abuzim seksual me të mitura

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kishin keqpërdorur seksualisht dy të mitura.

Rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 17:00 në Podujevë.

“Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësorë”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button