Dy të arrestuar për grabitje të armatosur

Dje rreth orës 17:30 në rrugën “Mustafa Venhari” në Prishtinë, në një nga dyqanet e kësaj rruge ka ndodhur grabitje e armatosur

Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga katër persona të maskuar dhe të armatosur të cilët me forcë kanë arritur të marrin arkën e këtij dyqani.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në ikje e sipër të të dyshuarit; A. Braha, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rast, gjetjen e një qante krahu brenda së cilës janë gjetur maskat, dorezat, një armë, dy thika, si dhe në një perimetër më të gjerë është gjetur arka e cila është grabitur nga dyqani në fjalë.

Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe katër operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë ; L. Drenovci, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në këtë rast.

Sipas njoftimit për media, përgjatë bastisjeve policia ka sekuestruar edhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së këtyre personave me rastet e tjera, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.

Pas arrestimit të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Back to top button