Rama: 2019, viti i uljes së taksave

Mijëra biznese shqiptare sipas kryeministrit Edi Rama do të fitojnë më shumë këtë vit

Ndryshimet pozitive vijnë pas ndryshimeve fiskale që hynë në fuqi nga data 1 janar.

Gjatë vizitës në një biznes privat, shefi i qeverisë foli për ulje të taksave, duke iu dhënë mundësi bizneseve të kenë një xhiro vjetore më të lartë.

Sipërmarrësit vijojnë të kenë probleme me mungesën e profesionistëve. Për këtë arsye kreu i qeverisë siguroi se do të rritet numri i studentëve që do të ndjekin shkollat profesionale.

Në paketën e re fiskale të miratuar fundvitin e kaluar, qeveria ndërmori disa masa që sipas Ramës do t’i japin më shumë frymëmarrje biznesit në të gjitha kategoritë e tij.

Back to top button