​Dy të arrestuar për vrasje në tentativë në Prishtinë

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune intenzive hetimore, ka arritur që të identifikoi dhe arrestoi dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.

“Njëri nga personat e arrestuar A.I, mashkull 38 vjeç, pasi kishte shkelë një Aktevndim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa i dyshuari P. S, mashkull 32 vjeç, pas intervistimit në me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button