Mbrojta kundërshtoi masën e paraburgimit ndaj tyre

Mbrojta kundërshtoi masën e paraburgimit ndaj tyre

Dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe për marrje ryshfeti në lidhje me vota sot dolën para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Kjo seancë u mbajt pas kërkesës së djeshme të Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Avokatët e dy të dyshuarve, pas seancës gjyqësore thanë se e kanë kundërshtuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarave./21Media