Kurti e Osmani ftojnë krerët e partive të diskutojnë

 

Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani  kanë ftuar krerët e partive të tjera që të diskutojnë më 15 mars për zhvillimet në vend dhe për krijmin e institucioneve.

Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar ftesat drejtuar krerëve të subjekteve politike, (PDK, LDK, AAK) si dhe ka thënë se një ftesë e tillë iu është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, ka shkruar Manxhuka.

Në letrën dërguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, takimi konsultativ me këtë parti propozohet të mbahet në ora 11:00, ndërsa në letrën dërguar LDK-së propozohet që takimi në ora 12:30, ndërsa takimi me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në ora 13:30.

VV-ja ka fituar 58 ulëse sipas rezultateve përfundimtare./21Media

Back to top button