Dy të lënduar nga rrokullisja e makinës në ‘Off Road’, Policia jep detaje

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime si pasojë e rrokullisjes së një veture në garën “Off Road” në Shtime.
Këtë rast për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se të lënduarit janë të moshave 35 dhe 23 vjeç, dhe që të dy janë liruar pas trajtimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
“Sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën” Off Road” në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin”, tha Veseli për portalin rtv21.tv. /21Media