Dy të mitur e zhveshin dhe e fotografojnë një vajzë të mitur

Një e mitur është zhveshur dhe fotografuar nga dy djem të mitur  në Fshatin Gurrakoc në Istog.
Lidhur me këtë u njoftua fillimisht në raportin 24 orësh të policisë duke iu referuar si ngacmim.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.”, thuhet në raporit.
Lidhur me rastin në fjalë, portali rtv21. tv kontaktoi me zëdhënësin rajonal të policisë në Pejë, Driton Rugova i cili tha se ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor.
“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut”, tha Rugova.
Ai tutje shtoi se të dyshuarit janë intervistuar.
“Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor. Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, shtoi ai./21Media

Back to top button