Vetaksident i veturës zyrtare lëndohen tre persona

Një veturë zyrtarë është vetakisdentuar sot rreth orës 9:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë i pëfshirë vetëm një automjet.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button