Dy të mitur përleshen fizikisht mes vete në Prishtinë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të mitur në fshatin Slivovë të Prishtinës, me dyshimin se janë përleshur mes vete duke përdorur brisk dhe boks hekuri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30, ku si pasojë, kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas janë trajtuar. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor./21Media

Back to top button