Dy të plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në “Rrugën e Pejës” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha portalin rtv21.tv se lidhur me këtë rast Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.

Policia  tutje ka thënë se aktualisht në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./21Media

Back to top button