Dy të plagosur me armë zjarri, për RTV21 flasin nga Spitali i Pejës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv ka thënë se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Pejë, Naim Sahiti i cili ka thënë se njërit nga të plagosurve iu është dashur të kalojë në një institucion tjetër shëndetësor, ndërsa tjetri është në Spitalin e Pergjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij është stabile.
“Njëri nga të plagosurit është në trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij për momentin është stabile. I plagosuri tjetër ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe ka vazhduar shërimin në Institucione tjera shëndetësore”, ka thënë Sahiti./21Media

Back to top button