Dy të plagosur në Klinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri sot rreth orës 13:40 në Klinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për portalin rtv21.tv.
Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin./21Media

Back to top button