Dy të plagosur në Vushtrri, arrestohet një 42-vjeçar

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona, në fshatin Maxhunaj në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, S.Z dyshohet se ka plagosur viktimat si shkak i një mosmarrëveshjeje.

“Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se në cilësi të provave janë sekuestruar dy gëzhoja dhe nga i dyshuari është sekuestruar armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit./21Media

Back to top button