Kosova nën “masa”, deputeti i VV-së thotë se Kosova është në të drejtën e vet

Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë. Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment. Kështu ka thënë sot drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni sonte në “Click” në RTV21 tha se Kosova është në të drejtën e vet, duke theksuar se masat e tilla janë disa “pasoja” që do të ndihmonin në arritjen e qetësimit të situatës dhe stabilizimit të gjendjes në veri. Por, spias tij nuk janë të nevojshme.

“Të themë të drejtën nga këndvështimi im si deputet, unë mendoj që Kosova është në të drejtën e vet dhe masat e tilla të cilat mund të mendohen ndaj një shteti i cili tenton me mekanizmat e vet institucional të shtrijë funksionimin e ligjit në tërë territorin e vendit sidomos në një pjesë të territorit që e dimë ligji dhe rendi nuk ka funksionuar për dy dekada. Mendoj që janë ndoshta disa masa që në këndvështirimin e partnerëve tanë ndoshta palës evropiane, zyrtarëve të BE, Parlamentit evropian mund të shiohen si masa që mund ta qetësojnë situatën”, tha Hyseni.

Hyseni tutje tha nuk ka nevojë për masa të tilla, siç tha ai për “një shtet që tenton ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e vet”./21Media

Back to top button