Dy të vdekur, 38 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Dy qytetarë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë identifikuar 38 raste të reja, pas kryerjes së 1,762 testime.

Rastet e vdekjeve ishin nga Shkodra dhe Durrësi, 83 dhe 90 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Ndërkohë, janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që e kanë fituar betejën me virusin në 111,792.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14308

Fier 849

Shkodër 399

Durrës 249

Korçë 274

Gjirokastër 255

Vlorë 243

Elbasan 131

Kukës 103

Dibër 101

Berat 93

Lezhë 80/vizionplus

Back to top button