Voziste 201 km në orë, gjobitet nga policia

 

Sot (03.05.2021), nëpunësit e SPB-Tetovë kanë vazhduar me kontrollet e rregullta për të sanksionuar shoferët që vozisin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjobitur 144 shoferë, 16 prej tyre kanë vozitur mbi 70 km/h më shumë se e lejuara, ndërsa 91 shoferë kanë vozitur mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, transmeton TV21.

Nga MPB-ja theksuan se me kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke apeluar deri te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta, raporton TV21./21Media

Back to top button