Dy të vdekur, 427 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 427 raste të reja.
“Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315. Në total numri i rasteve aktive është 2.811.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot, janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19./21Media
May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! PERDITÄSIMI FUNDIT Të vaksinuar brenda 24 orève 3.541 Të vaksinuar me nje dozë REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHÊNDETESISE 13 JANAR, 2021 Doza të administruara në total 884.081 1.704.633 Të vaksinuar me dy doza Doza perforcuese 793.574 Testime brenda 24 orève 24.841 Doza të treta 5.881 2.137 Raste pozitive Vdekje 427 Pozitiviteti rasteve 2 Të sheruar 7.26% 31 Raste aktive 2.811'

Back to top button