Të dielën jepet premiera e shfaqjes “Pornography” në Gjakovë

 
Në teatrin i qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”,  këtë të diele jepet premiera e shfaqjes “Pornography”.
E shkruar si përgjigje ndaj ngjarjeve në Londër në korrik 2005, shfaqja e Simon Stephens u shfaq premierë në Hamburg, në Edinburg dhe në Londër në një prodhim të përbashkët Traverse Theatre-Birmingham Rep. Ndërsa tani vjen në Gjakovë me regjinë e Fatos Berisha nën interpretimin e trupës së teatrit: Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Bujar Ahmeti, Yllka Lota, Vlora Dervishi, Besfort N Berberi.
“Simon Stephens ofron një portret të mrekullueshëm kaleidoskopik të një Londre që kaloi brenda disa ditësh nga euforia e Live 8 dhe njoftimi i Lojërave Olimpike deri në shkatërrimin e bombardimeve të 7 korrikut”, thuhet në njoftim e Teatrit të Gjakovës.
Premiera jepet të dielen nga ora 19:00./21Media

Back to top button