Dy të vdekur dhe 143 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 143 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 3.101 teste të realizuara.
Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë njoftuar se janë shëruar 32 pacientë, ndërkaq betejën me koronavirusin e ka humbur 2 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 158.164, numri i pacientëve të shëruar 150.556, numri i viktimave 5.509. Raste aktive gjithsej janë 2.099./21Media

Back to top button