Dy të vdekur dhe 222 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 222 persona.
Janë 5 mijë e 709 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.
Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194 mijë e 26 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Back to top button