Dy të vdekur dhe 787 raste të reja me koronavirus

 
Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 787 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja kanë dalë nga  5 mijë e 82 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Sot janë shëruar 3 mijë e 613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195 mijë e 21.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 995./21Media

Back to top button