Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë sot rreth orës 04. :40.
Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tregoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave : Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.“, tha Ahmeti./21Media

Back to top button