Naomi Campbell konfirmon se fëmija i saj nuk është i adoptuar

Modelja Naomi Campbell ka folur së fundmi rreth vajzës se saj në një intervistë për British Vogue.
“Mund të numëroj veç me një dorë njerëzit të cilët e kanë ditur se do të kisha një vajzë. Është bekimi më i madh për të cilin mund të kisha imagjinuar. Ajo është vajza ime biologjike”, ka thënë Campbell.
Kështu, Campbell konfirmoi se vajza e saj nuk është e adoptuar.
51 vjeçarja bëri të ditur lajmin se është bërë nënë për herë të parë në maj të vitit 2021. Pasi ajo e mbajti të fshehtë gjatë gjithë kohës, kjo rezultoi në spekulime se vajza mund të ishte e adoptuar.
Ndryshe, ajo nuk pranoi të tregojë detaje të tjeta rreth saj, të paktën tani për tani as emrin e të së bijës/21Media

Back to top button