Dy të vdekur si pasojë e të shtënave me armë në një supermarket
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Gjermani.
Lajmi për viktimat është konfirmuar nga policia gjermane.
Sipas një dëshmitari një burrë thuhet se ka ndjekur një grua, e cila ka bërtitur për ndihmë dhe pastaj ai e ka qëlluar gruan dhe më pas veten, shkruan Bild.
”Për momentin nuk dihet historia e krimit. Policia ndodhet në vendngjarje. Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit”, tha një zëdhënës i Policisë./21Media