Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gllogjan

Dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur pas një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi me udhëtarë që ishin nisur nga Deçani për në fshatin Gllogjan.
Për portalin rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button