Tre të vrarë nga të shtënat në drejtim të autobusit me nxënës

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
RTV21 jo zyrtarisht mëson nga shtëpia e shëndetit në Deçan se ka vdekur shoferi i i autobusit dhe dy persona të tjerë.
Për portalin rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
Kurse, zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi ka thënë se prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button