​Dy të vrarë e pesë të plagosur në Washington

Dy persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Uashington, kryeqyteti i SHBA-së.

Jeffrey Carroll, ndihmës ekzekutiv i shefit të policisë në Departamentin e Policisë Metropolitane, tha në një video në rrjetin social X se të shtënat ndodhën në veriperëndim të kryeqytetit. Carroll tha se dy persona u vranë në vendngjarje, ndërsa pesë të plagosur u dërguan në spital. I dyshuari nuk është kapur ende, shtoi ai.

Në janar, Washingtoni miratoi një ligj për sigurinë publike që synon të reduktojë shkallën e krimit. 

Back to top button