Dy tërmete të fuqishme goditën Alaskën

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Tërmeti shkaktoi çarje të tokës

Tërmet i fuqishëm goditi Alaskën, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke iu shkaktuar një alarm cunami. Tërmeti u përqendrua rreth 7 kilometra në veri të Anchorage, qyteti më i madh në vend, sipas US Geological Survey (USGS). USGS shtoi se tërmeti u raportua në orën 8.29, ndërkaq edhe një tronditje tjetër e fuqishme që pasoi më vonë ishte me magnitudë 5.7 ballë.

Deri më tani, zyrtarët regjistruan 40 tronditje: 10 me magnitudë mbi 4.0 dhe tre me magnitudë mbi 5.0, njoftoi Qendra e Tërmetit në Alaska.

Chris Riekena derisa po e dërgonte djalin e tij 7-vjeçar në shkollë e vëreu se vetura e tij lëvizte. Ai e kuptoi se problemi nuk ishte te vetura e tij – por ishte tërmet i fuqishëm. Riekena u kthye ta qetësonte djalin e tij në ulëset mbrapa dhe kur shikoi përpara, rruga para tij po futej nën tokë. Ai nxorri djalin e tij nga makina, ndërsa polet e lehta përgjatë rrugës kërcyen në ajër. Ai tregoi se rruga u ça nga tërmeti.

“Ishte një dizastër që zgjati 30-40 sekonda”, tha Riekenda, një inxhinier në Departamentin e Alaskës për Transport i cili më vonë u kthye në punën e tij.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në twitter kërkoi nga banorët të mobilizohen dhe të kërkojnë ndihmë.


Pas tërmeteve ishte lëshuar alarmi për cunam të mundshëm në bregdetin jugor të Alaskës, por ky alarm është tërhequr./21Media