Dy vajza dyshohet se e vranë me thikë shoqen e tyre

Një 12 vjeçare dyshohet se është vrarë të dielën nga shoqet e saj në Gjermani.

Viktima u gjet pa shenja jete pranë shtëpisë së saj në provincën federale të Palatinate.

Zëdhënësi i policisë në Koblenz ka deklaruar se të dyshuarat kishin dhënë deklarata kontradiktore.

“Pas marrjes në pyetje për herë të parë, vajzat kanë dhënë deklarime kontradiktore dhe pasi u morën në pyetje për herë të dytë, kanë pranuar krimin”, shkruan Bild.

Nuk po dihet ende për motivin e krimit.

Autoritetet po e kërkojnë thikën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Ndërkaq, prokurori i shtetit Mario Mannweiler shpjegoi se të dyja vajzat nuk janë penalisht përgjegjëse për shkak të moshës së tyre.

“Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk do të ndodhë me to. Ato janë në duart e qendrës së kujdesit për të rinjtë”, tha ai.

Avokati i shtetit ka thënë se kjo është “çështje e veçantë penale”.

12-vjeçarja u gjet e vdekur të dielën në mëngjes pranë shtëpisë së saj në kufirin midis shteteve federale të Rheinland-Pfalz dhe North Rhine-Westfalia, në perëndim të Gjermanisë.

Fillimisht dyshohej për vepër seksuale, por autopsia nuk i konfirmoi këto dyshime.

Luisa u zhduk të shtunën teksa po kthehej në shtëpi nga shtëpia e një shoqeje. Ajo u raportua e zhdukur sepse nuk ishte kthyer në shtëpi, madje nuk i përgjigjej as celularit. U nis një kërkim në të cilin morën pjesë një numër i madh efektivësh.

Trupi i saj u gjet të dielën pranë tunelit hekurudhor.

Back to top button